Aktualitet30 Korrik 2019, 10:16

PD nuk dorëzon karrigen/ FNSH zbarkon në Kavajë, Isa Sakja bën rezistencë: Nuk liroj zyrën!

Shkruar nga Pamfleti
PD nuk dorëzon karrigen/ FNSH zbarkon në Kavajë, Isa Sakja

PD nuk dorëzon karrigen/ FNSH zbarkon në Kavajë, Isa Sakja bën rezistencë: Nuk liroj zyrën!

Pas Devollit edhe bashkia e Kavajës është përfshirë  nga tensione të shumta. Mësohet se prej orëve të para të mëngjesit Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “blinduar” këtë bashki, të cilën pritet ta vizitojë edhe kreu demorkat Lulzim Basha.

Sot  pritet të bëhet betimi i kryetarit të ri të bashkisë Redjan Kralit dhe njëkohësisht konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Kjo ka tensionuar simpatizantë të shumtë të opozitës , të cilët janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar kundër  Kralit që kërkon të marrë detyrën.

Protestës i është bashkuar edhe  ish-kryebashkiaku Isa Sakja, i cili ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën.

“Sot do të jem në zyrë. Nuk e liroj zyrën, është një ditë normale pune. Kemi një dekret presidenti në fuqi, është e pamundur që populli dhe demokratët e Kavajës të tolerojë qeverinë të emërojnë në detyrë njerëz të pazgjedhur. Këtu kanë votuar vetëm 5% e votuesve, se imagjinoj dot që një qytet të qeveriset nga 5% e votuesve”, është shprehur Sakja.

Dimë se Kavaja është ish-bashki e PD, dhe për këtë është njoftuar që dtën e djeshme se ato nuk do ta dorëzojnë çelësin. Priten që të ketë trazira dhe protesta, ku do të marrin pjesë punonjësit e bashkisë dhe nga Ujësjellësi. Ndërsa kryetari i ri i Këshillit Bashkiak do të jetë Ilir Hoxha, është mësues në gjimnazin Aleksander Moisiu.

Aktualitet Isa Sakja Kavajë