alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

PE miraton strategjinë e re të zgjerimit të BE-së, bllokon Serbinë: S’ka anëtarësim nëse nuk sanksiononi Rusinë!

23/11/2022, 15:58
ne Kryesore, Prishtine, Rajoni
A A
PE miraton rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të BE: S'ka anëtarësim për Serbinë nëse nuk sanksionon Rusinë!

PE miraton rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të BE: S'ka anëtarësim për Serbinë nëse nuk sanksionon Rusinë!

Parlamenti Evropian ka miratuar ditën e sotme rezolutën, e cila propozon ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit.


-Lexo edhe:

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

Kurti: Nuk kam asnjë argument serioz për krijimin e Asociacionit

Rezoluta e përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Piculla propozon heqjen dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar. Po ashtu, kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë.

“Të forcohen kapacitetet e BE-së për të vepruar, duke reformuar procesin e vendimmarrjes, përfshirë këtu formatin me shumicë të kualifikuar në fushat relevante për procesin e zgjerimit”, thuhet në rezolutë.

Mes tjerash në rezolutë përmendet që kredibiliteti i procesit të zgjerimit, dhe i gjithë BE-së, është dëmtuar me raste, pasi disa vende anëtare kanë shfrytëzuar interesat e tyre nacionale për të bllokuar procesin e zgjerimit. Kjo gjë, sipas raportit, “ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe faktorëve tjerë të dëmshëm në rajon”.

Sa i përket Ballkanit, në rezolutë përmendet që qasja e Parlamentit ndaj këtij rajoni duhet të ketë në fokus përshtatjen e vendeve ballkanike me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë. Në këtë drejtim vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përmendet si kusht, për vazhdimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

“Negociatat me Serbinë të vazhdojnë vetëm nëse ky vend përshtatet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe bën reforma domethënëse të lidhura me BE-në”- thuhet në rezolutë.

Përveç sanksioneve, rezoluta kërkon kushtëzimin e ndihmave financiare për Serbinë. Në rezolutë përmendet edhe nevoja për përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, me qëllim që të dyja vendet në avancojnë në rrugën drejt BE-së. Sipas rezolutës, Parlamentit Evropian i kërkohet që të ndëshkohet përmbushja e kritereve të shpërblehet, derisa mungesë e përparimit nga vendet kandidate, të ndëshkohet.

Lexo edhe:

Parlamenti Europian miraton rezolutën, shpall Rusinë shtet terrorist


smile
Lajmi Tjeter

Gjermania “imiton” Argjentinën, mundet me përmbysje nga Japonia

Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, Italia asistencë Byrosë Kombëtare të Hetimit

Lajmi i Dites

Trafikanti Gentian Filaj, ortak me oligarkun rus, me Fatmir Mediun e serben Marijana Gvozdenoviç

28/01/2023, 10:53

Lajmet e fundit

Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

28/01/2023, 17:54

Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada, Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme

28/01/2023, 17:42
Kategoria e Parë/ Dinamo sheh nga “pasqyrat” Korabin dhe Skënderbeun, Flamurtari në ‘pikiatë’

Kategoria e Parë/ Dinamo sheh nga “pasqyrat” Korabin dhe Skënderbeun, Flamurtari në ‘pikiatë’

28/01/2023, 17:32

Seks në makinat e FBI dhe dhurata të shtrenjta/ Kush është Allison Guerriero, gruaja që fundosi McGonigal dhe historia e tyre e dashurisë

28/01/2023, 17:26

Për “alibashët” që ende e trajtojnë Berishën si antikuar me vlerë!

28/01/2023, 17:13
Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi i kombëtares realizon 2 gola për 3 minuta

Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi i kombëtares realizon 2 gola për 3 minuta

28/01/2023, 17:09

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In