Aktualitet15 Shtator 2022, 10:34

Pedagogët në protestë: Boll më! Po nuk u rrit paga, nuk japim mësim

Shkruar nga Pamfleti
Pedagogët në protestë: Boll më! Po nuk u rrit paga, nuk

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë dalë në protestë përpara godinës së universitetit. Ata kërkojnë rritjen e pagës nga qeveria. Një nga pedagogët, gjatë fjalës së tij, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka afat deri në 5 tetor që t’ua rrisë pagat.

Ndryshe nuk do të fillojnë të japim mësim në fakultet.

“Do bëjmë një protestë paralajmëruese për t’i treguar kujtdo sidomos qeverisë që stafi akademik, ndihmës akademik e adminstrata e universiteteve nuk durojnë më. Nuk janë si ato paralajmërimet kineze por është paralajmërim serioz në të cilën ne, kolegët e mi, do ua tregojnë pse ju thirrëm. Ka 18 vjet që pedagogët nëpërkemben, rroga e tyre ka ngelur në vend, nuk ka më asnjë shtesë as në pagesë as në trajtim ekonomik. Pse zgjodhëm këtë datë? Kemi disa vjet që nuk na dëgjohet fjala e më në fund vendosëm”, u shpreh pedagogu.

Pedagogët u shprehën se rritja e pagave duhet të arrijë në nivelin e Rajonit.

Aktualitet Pagat pedagoget Protestë