Bota 6 Gusht 2022, 15:49

Pekini “ndërpret” komunikimin me Uashingtonin, SHBA: Hakmarrja e Kinës, papërgjegjshmëri!

Shkruar nga Pamfleti
Pekini “ndërpret” komunikimin me Uashingtonin, SHBA: Hakmarrja

Pekini “ndërpret” komunikimin me Uashingtonin, SHBA: Hakmarrja e Kinës, papërgjegjshmëri!

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka akuzuar Kinën për “veprime të papërgjegjshme”, pas ndërprerjes së bashkëpunimeve në sektorë kyç me Uashingtonin. Sipas Blinken, veprimet e fundit të Pekinit në Tajvan treguan se Kina po largohet nga praktika e zgjidhjes në mënyrë paqësore të problemeve, drejt përdorimit të dhunës.

Komentet e zyrtarit të lartë amerikan erdhën pasi zyrtarët nga Taipei njoftuan se avionët dhe anijet luftarake kineze kryen një stërvitje sulmi ditën e sotme në Tajvan, si pjesë e veprimeve të Pekinit pas vizitës zyrtare të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, në Tajvan.

“Hakmarrja e Kinës duke pezulluar proceset dypalëshe në 8 fusha kyçe, duke përfshirë mbrojtjen, drogën, krimin ndërkufitar dhe ndryshimet klimatike, është ndër lëvizjet që do të ndëshkojnë të gjithë botën, jo vetëm SHBA-në”- tha Blinken, raporton BBC.

Masat e reja pasojnë udhëtimin në Tajvan nga një delegacion i Kongresit të SHBA i kryesuar nga demokratja e lartë Nancy Pelosi. Kina, e cila gjithashtu njoftoi se do sanksiononte zonjën Pelosi dhe familjen e saj, e sheh vizitën si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.

Ministria tha se dialogu midis zyrtarëve të mbrojtjes amerikane dhe kineze do të anulohej, ndërsa bashkëpunimi për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, ndryshimin e klimës dhe hetimin e krimit ndërkombëtar do të pezullohej. Dy fuqitë e mëdha kanë mbajtur lidhje të forta diplomatike mbi nevojën për të luftuar ndryshimet klimatike në vitet e fundit. Në samitin e klimës të vitit të kaluar në Glasgow, Kina u zotua të punojë “me urgjencë” me SHBA-në për të ulur emetimet.

Bota #Blinken KIna SHBA