Sport17 Janar 2023, 20:29

Pele e mohoi si vajzën e tij, emri i saj figuron në testamentin e lënë nga legjenda braziliane e futbollit

Shkruar nga Pamfleti
Pele e mohoi si vajzën e tij, emri i saj figuron në testamentin e

Pele e mohoi si vajzën e tij, emri i saj figuron në testamentin e lënë nga legjenda braziliane e futbollit

Legjenda e futbollit Pele mohoi që Sandra Rexhina të ishte vajza e tij gjatë gjithë jetës, por tani është zbuluar se ai i ka lënë asaj një pjesë të milionave të tij me anë të një testamenti.

Sandra, e lindur në vitin 1964, vdiq 17-vjet më parë, zemërthyer që babai i saj ende refuzonte ta pranonte. Por të shtatë fëmijët e tij, përfshirë atë, figuruan në testament.

Pjesa e Sandrës nga pasuria e tij do t’u kalojë dy djemve të saj, të cilët takuan gjyshin e tyre për herë të parë në ditët e fundit të jetës së Pele, teksa gjendej në spital.

Dëshira e fundit e Pelesë ishte të takonte Oktavio Felinto Neto dhe Gabriel Arantes do Nashimento dhe diçka e tillë ndodhi më 28 dhjetor, një ditë para se Pele të vdiste në moshën 82-vjeçare.

 

Sport legjenda braziliane Pele Sandra Rexhina Vajza e tij