Sport30 Dhjetor 2022, 15:49

Pele humbi betejën me sëmundjen e rëndë, NASA nderon “mbretin e lojës së bukur” në mënyrën më të veçantë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Pele humbi betejën me sëmundjen e rëndë, NASA nderon

Pele humbi betejën me sëmundjen e rëndë, NASA nderon “mbretin e lojës së bukur” në mënyrën më të veçantë (Foto)

Mbrëmjen e djeshme, legjenda braziliane e futbollit botëror, lojtari më i mirë në histori, i ashquajturi Pele, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, pas një sëmundje të pashërueshme në një spital të Sao Paolos.

Së fundmi, NASA ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar. Në mënyrë të veçantë, Agjencia Hapësinore postoi një foto të një galaktike spirale në yjësinë Sculptor, e cila mban ngjyrat e Brazilit (të verdhë dhe blu).

“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit”- thuhet në postimin e publikuar në Twitter.

We mark the passing of the legendary Pelé, known to many as the king of the "beautiful game." This image of a spiral galaxy in the constellation Sculptor shows the colors of Brazil. pic.twitter.com/sOYfKdTeAJ

— NASA (@NASA) December 29, 2022

Ylli brazilian u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2021 dhe u desh të shtrohej në spital në disa raste për shkak të problemeve shëndetësore. ‘O Rei’, siç njihej, lindi në Brazil, në Tres Koraçoes në shtetin Minas Gerais, më 23 tetor 1940. Ai është një kampion i trefishtë i botës (Suedi në vitin 1958, Kili në vitin 1962 dhe Meksikë në vitin 1970 ).

Sport legjenda braziliane NASA Pele