Sport 4 Gusht 2018, 09:33

Pep Guardiola e tepron me ironitë: Do të mësoj nga Sarri…

Shkruar nga Pamfleti

Tekniku i Manchester City, spanjolli Pep Guardiola i ka thurur elozhe teknikut italian, Maurisio Sarri. Sipas strategut spanjoll, Sarri po bën një punë fantastike në krye të Chelsea. Ndeshja e parë për Pep Guardiolën dhe të besuarit e tij është pikërisht kundër Chelsea, për superkupën e Anglisë dhe 2 dite para kësaj sfide, Pep tha për Sarrin:

“Jam i lumtur që një trajner i nivelit të Sarri, është pjesë e Premier League. Që tani mund të shihet prekja e tij në lojën e Chelsea. Mënyra se si luan është perfekte për futbollin anglez dhe besoj se do të mësojmë të gjithë në Angli nga idetë e tij. Edhe unë do të rritem shumë duke e parë çdo fundjavë”,përfundoi Pep Guardiola vlerësimin e tij me superlativa.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Chelsea Man. City Pep Guardiola Premier League Sarri