Editorial31 Tetor 2022, 09:17

 Për inat të amerikanëve; Edi Rama me Ursulën, si Saliu me Doris Pack

Shkruar nga Pamfleti
 Për inat të amerikanëve; Edi Rama me Ursulën, si Saliu

 Për inat të amerikanëve; Edi Rama me Ursulën, si Saliu me Doris Pack

Mbi themelet e korrupsionit, Edi Ramës i duhet një “çati” europiane.

Shkruan Sokol Pepushaj         

E dashur Ursula e BE-së, ky takimi me Edi Ramën e “Ballkanit të Hapur”, as nuk i qetëson shqiptarët, as nuk i mbush me shpresë se BE-ja e mbyllur deri sot, do të përfshijë brenda vetes Ballkanin e Hapur, e aq më pak besojnë në kapjen e “Peshqve” të mëdhenj.

Këto prapaskena, ne s’na bëjnë përshtypje, pasi edhe Sali Berisha kur ishte në pushtet dhe i kërcënuar nga amerikanët, kishte Ursulën e vet të dashur, por që shqiptarët ja urrenin.

Edhe tashti që ish eurodeputetja Doris Pack s’ka asnjë funksion, po ja preku dikush Sali Berishën, “merr hak”. Nuk ka “dreq” që ia heq dore cilindo që i nguc Saliun.

Po Ursula me Edin si duken para shqiptarëve?

Këta kanë dalë me kohë në “lëndina” të tjera. Këtej ku delet dhe ujqërit bashkëjetojnë, qoftë edhe për inat të amerikanëve, Edi Rama ulet këmbëkryq, hyn në “valët” e adoleshentëve dhe politikat e BE-së i zipon në një “pse po vonohesh Ursula, ç’ke”?

Pas pak të dy kanë hapur krahët.

Ursula dhe BE-ja nuk ngjajnë aq të mëdha. I mbështjell Edi Rama nën krahët e vet. Po të ndodhte kjo në kohë të mirë, ok, se edhe Bota në një “mollë të kafshuar” është “shtrydhur” dhe secili jush në xhep e mbanë.

Po ne nuk jemi as në kohë, as në hap me perëndimin, se kanë ngjarë “aksidente” që kanë vrarë sistemin.

Prandaj janë vënë hajdutët në shenjë, e njihen me emra e mbiemra.

Janë në kohën më të keqe të tyre. Meqë SPAK-u do ketë “riparim çatie” dhe burgjet do mbushen me VIP-at e politikës, Bablokut, non-gratave dhe rrëmbyesve të thesareve të shtetit, të bankave dhe mbi 80 për qind të pasurive të shqiptarëve, ju leverdis “joshja” me çdo çmim e europianëve, pse jo, edhe si kundra peshë amerikane.

Shqiptarët dhe diplomacia amerikane e kanë ndarë mendjen, se duhet transparencë pasurie për këdo që ulur në karrigen e një zyrë shteti.

Pra, të ç’rregulltët, a mund të bëhen të rregullt?

Mbi themelet e korrupsionit, Edi Ramës i duhet një “çati” europiane.

Se e drejta shumë herë është evazive, si faji. Pra, specialistët e korrupsionit, duke pranuar se nga të drejtat rrjedhin shumë detyrime, sidomos në moralin politik, duan ta shpërndajnë përgjegjësinë përtej vullnet të individit; të mbajnë në fushë, lojtarët e 32 viteve, Sali Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën, Fatmir Mediun, Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin e çamëve që po, i kap edhe ai, rreth katër deputetë.

Mbi themelet e kësaj kështjelle, të dyshuar kriminale, këta antiamerikanë investojnë edhe para për të mbuluar çatinë e të ardhmes me “dërrasat” e të djeshmes.

Ursula, herë ngrihet majë gishtave të përqafojë Ramën, herë ulet në kolltuk për riprodhim të “sfidave”, edhe të lobuara, edhe normale, edhe të dyshueshme.

Një “ngecje” e Edi Ramës me amerikanët do kapërcehet me mbajtjen e Samitit BE- Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, mendojnë shumë shqiptarë.

Pra, edhe pse Edi Ramës nuk i bën rrush hardhia, të paktën do t’i mbulohet çatia.

Ursula ka premtuar se familjet e mira mbesin të mira, shoqëritë e pastra mbesin të pastra, ndihmat që BE do i japë Shqipërisë për mbështetjen e krizës energjetike do jenë 80 milion euro, se po, Edi me shokë janë terren i zgjedhur për të kuvenduar mbi të ardhmen e Ballkanit në BE, etj.

Edi Rama e ardhmja, a ka pasoja “zgjidhja”?!

Ka opinione të ndryshme që udhëhiqen nga këndvështrimet, nga morali që bartin, nga filozofia prej ku ngjizen.

Sa herë është premtuar transparencë pasurie për zyrtarët, janë krijuar vatra konfliktesh me amerikanët, ku kontingjenti i të keqes ka “përkundur” me ninulla amoralitetin dhe interesin.

Edhe sot si dje. Për inat të amerikanëve; Edi Rama me Ursulën, si Saliu me Doris Pack./Pamfleti

Editorial #Edi Rama me Ursulën #Për inat të amerikanëve #si Saliu me Doris Pack