Aktualitet21 Korrik 2022, 08:36

Temperaturat e larta/ Kufizohet puna në Maqedoninë e Veriut, qeveria lë pushim gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë

Shkruar nga Pamfleti
Temperaturat e larta/ Kufizohet puna në Maqedoninë e Veriut, qeveria

Shkup, 20 korrik – Sipas informacioneve të marra të alarmit të motit të Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, nga data 21 deri më 24 korrik të vitit 2022, se territori i gjithë vendit do të përfshihet me temperatura të larta të fazës së portokalltë, Qeveria miratoi rekomandimet për lirimin nga detyrat e punës të grupeve më të cenueshme të popullsisë, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë.

Në kopshte, siç theksoi pres shërbimi shtypit i Qeverisë, rekomandohet të mos praktikohet aktivitet fizik në ambient të hapur dhe të mos nxirren fëmijët jashtë nga ora 11 deri në orën 17.

Rekomandimet vlejnë edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqin e Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, për ofrimin e ndihmës për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit.

Gjithashtu rekomandohet,  që punëdhënësit t’i respektojnë detyrimet ligjore në drejtim të disa proceseve teknologjike dhe prodhuese, të cilat paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve.

Qeveria i bëri thirrje opinionit dhe qytetarëve që të lëvizin me kujdes në pyje dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr në hapësirë ​​të hapur.

“Duke marrë parasysh gjendjen me koronavirusin dhe masat që po vendosen për të kufizuar ekspozimin e qytetarëve me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së koronavirusit, si dhe për shkak të mundësisë që me pagesën e ardhshme të pensioneve të rritet ekspozimi i pensionistëve si grupmosha më e cenueshme, propozohet që pagesa e pensioneve për muajin korrik të vitit 2022 të bëhet në grupe”, theksohet në kumtesë.

Shkupi

Aktualitet