Aktualitet19 Janar 2023, 12:55

Për të shpëtuar mandatin, Olta Xhaçka është gati të ndahet edhe me burrin e katërt

Shkruar nga Pamfleti
Për të shpëtuar mandatin, Olta Xhaçka është gati

Për të shpëtuar mandatin, Olta Xhaçka është gati të ndahet edhe me burrin e katërt

Profil i vajzës “akrobate” të Natashës, që fillimisht u “rrëmben zemrat” burrave me para e pushtet, pastaj u rrëmben postet e pasuritë dhe i braktisë…

Nuk e dimë, përse Gjykatës Kushtetuese i nevojiten 30 ditë kohë, për të vërtetuar nëse Olta Xhaçka është apo jo në konflikt interesi me resortin investitor strategjik, kur nenet 3 e 5 të ligjit Nr. 9367, datë 7.4.2005 e vërtetojnë me 30 sekonda, që është në konflikt të plotë interesi.

Po kështu në shkelje të ligjit, gjykata ka pranuar si argument shfajësimi të Olta Xhaçkës, deklaratën se para marrjes së statusit investitor strategjik, i paska kërkuar kryeministrit që të mos jetë në atë mbledhje qeverie, kur ajo është ministre dhe ligji e ndalon të përfitojë asete publike.

Në gjithë këtë betejë të Edi Ramës dhe mazhorancës për të mbrojtur mandatin dhe resortin e Olta Xhackës, bëri përshtypje rrëzimi i kërkesës së PD, për të mos e çuar skandalin në Gjykatën Kushtetuese, por ja që Kushtetuta e lejon gjykimin.

Përballë frikës nga heqja e mandatit të deputetes e më pas heqja e resortit dhe kalimi në ndjekje penale, ministrja Olta  Xhaçka thoshte fillimisht, se lejen, tokën dhe plazhin e resortit me vlerë 8 milionë Euro nuk e ka përfituar ajo, por burri i saj Artan Gaçi.

Pasi kërkesa e PD u pranua e po gjykohet, Olta Xhaçka vetë dhe nëpërmjet mediave të pushtetit e avokatëve, po deklaron se nuk ka lidhje me bizneset e burrit dhe as me lejen e pasurinë bregdetare që i ka dhuruar qeveria si investitor strategjik.

Pra, Olta Xhaçka, për të shpëtuar mandatin si deputete dhe resortin pasuri publike që ka marrë falas nga qeveria, po sillet me aq pafytyrësi, sikur është ndarë dhe me burrin e katërt, Artan Gaçi.

Kështu veproi Olta me ish-burrin e parë të adoleshencës nga Korça, kur drejtësia filloi hetimin për disa toka të grabitura në Dardhë e Voskopojë, duke thënë se nuk kishte lidhje me bizneset dhe pasuritë që kishte vjedhur ai, pavarësisht se nëpërmjet saj, ishte e përfshirë mamaja Natasha Xhaçka, me dosje penale edhe si trafikante fëmijësh.

Mohoi dhe burrin e dytë, djalin e bosëve të firmës piramidale “Gjallica”, Gani e Shemise Kadria, të cilit i zhvati miliona dhe shkoi mori diplomë e jetoi në SHBA.

Por e përzuri dhe e mohoi, për të shpëtuar pasuritë që bleu në Tiranë, Vlorë e Durrës, duke thënë se nuk kishte asnjë lidhje me të, paçka se nëpërmjet Oltës si nuse e bosëve të “Gjallicës”, grabiti miliona edhe mamaja e saj Natasha Xhaçka.

Për të justifikuar postet që i dha Edi Rama si deputete e 3 herë ministre, Olta Xhacka mohoi dhe martesën me burrin e tretë Olsi Ramën, me të cilin jetoi në SHBA ku e mbajti me dollarët e Gjallicës dhe e shfrytëzoi për t’u bërë pjesë e kupolës së pushtetit të ish-kunatit Edi Rama.

Kështu po bën dhe me burrin e katërt Artan Gaçi, për të shpëtuar mandatin si deputete dhe resortin “Investim Strategjik” në Dhërmi, duke pranuar që është në lidhje martesore më të, por nuk ka asnjë lidhje me lejen, tokën dhe plazhin e resortit që i ka dhuruar qeveria.

Gjersa resorti është dhënë në emër të vëllait Andi Xhaçka e gruas së tij, nuk do jetë çudi nëse dëgjojmë ndonjë ditë të afërt, që Olta Xhaçka t’i ketë vënë shkelmin dhe Tanit të “Firences”, sepse ajo rend vetëm pas parasë dhe pushtetit./Pamfleti

Kryesore “Pamfleti” #Olta Xhaçka është gati të ndahet edhe me burrin e katërt #Për të shpëtuar mandatin