Politike 6 Janar 2023, 12:31

Përballja e 14 majit/ Meta flet pas takimit me Nokën: 2023 është viti i ndryshimit. Rama mbledh krerët e qarqeve

Shkruar nga Pamfleti
Përballja e 14 majit/ Meta flet pas takimit me Nokën: 2023

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim ministrat dhe drejtues institucionesh në varësi të qeverisë. Ndonëse një takim i mbyllur, LSA ka publikuar disa foto ku shihen zyrtarët që kanë marrë pjesë në takim.

Në foto shihet, Rama duke diskutuar me qeveritarët e zyrtarët e PS në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkohë në krahun tjetër, opozita thotë se 2023 do të jetë viti i ndryshimit.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit që zhvilloi në selinë e Partisë Demokratike me Sekretarin e Përgjithshëm  Flamur Noka tha për mediat se “2023 është viti i ndryshimit”.

Fokusi i bisedimeve në takimi mes mes Metës dhe Nokës, në mungesë të Berishës ishin zgjedhjet e 14 majit dhe aleanca mes dy partive.

Sali Berisha, mungoi në takim dhe nuk do të zhvillojë këtë të premte as konferencën e përjavshme me gazetarët, për shkak të gjendjes gripale.

 

Politike # 14 Maji Meta Rama