Sport18 Janar 2023, 16:36

Përballja e Mesit me Kristiano Ronaldon, bosi saudit paguan shifrën e padëgjuar për një biletë Premium

Shkruar nga Pamfleti
Përballja e Mesit me Kristiano Ronaldon, bosi saudit paguan shifrën e

Përballja e Mesit me Kristiano Ronaldon, bosi saudit paguan shifrën e padëgjuar për një biletë Premium

Në Arabinë Saudite ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për miqësoren mes yjeve të kampionatit vendas dhe PSG-së. Ky është një rast unik për të parë edhe një herë në fushë Mesin kundër Ronaldos, dy yjet e futbollit botëror që për 15-vite kanë dominuar skenën.

Biletat avulluan në pak minuta, por një pjesë e tyre dolën edhe në tregun e zi. Sipas ESPN, një bos saudit ka paguar një shifër të çmendur për të siguruar një biletë Premium që i jep akses jo vetëm për të parë ndeshjen në tribunën VIP, por i jep akses të futet edhe në dhomat e zhveshjes për të takuar Mesin dhe Ronaldon.

Gjithnjë sipas ESPN kjo biletë i kushtuar jo pak, por 2,6 milionë euro, një shifër e padëgjuar më parë.

Sport bosi saudit Kristiano Ronaldo Lionel Mesi