Sport10 Shkurt 2022, 20:56

Përballje e çmendur në Bergamo, kualifikim spektakolar i Fiorentinës, Atalanta eliminohet në minutën e fundit

Shkruar nga Pamfleti
Përballje e çmendur në Bergamo, kualifikim spektakolar i

Përballje e çmendur në Bergamo, kualifikim spektakolar i Fiorentinës, Atalanta eliminohet në minutën e fundit

Fiorentina arriti të përmbysë rezultatin në sfidën me Atalantën në Kupën e Italisë, me shifrat finale 2-3.

Në Bergamo u zhvillua një përballje dinamike midis Atalantës dhe Fiorentinës, ku në fund, ekipi “vjollcë” doli triumfues.

Sfida filloi me një ritëm të lartë, ku ish-sulmuesi i Milanit, Piatek realizoi një 11-metërsh për të kaluar ekipin e tij në epërsi. Por vetëm pas pak minutash ishte Zapakosta që barazoi sfidën.

I sapoardhuri në këtë merkato te Atalanta, Xheremi Boga, kaloi ekipin e tij përpara. Një tjetër penallti për Fiorentinën, që polaku nuk e realizoi në gol, por që shënoi pasi iu kthye topi.

Në minutën e fundit të takimit, ishte Milenkoviç që dërgoi Fiorentinën në gjysmë-finale të Kupës së Italisë.

Sport Atalanta Fiorentina Kupa e Italise