Sport25 Janar 2023, 15:48

Përballje titanësh në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, Holandës i buzëqesh fati

Shkruar nga Pamfleti
Përballje titanësh në gjysmëfinalet e Ligës së

Përballje titanësh në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, Holandës i buzëqesh fati

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet në Holandë në qershor. Supersfidsa e këtyre gjysmëfinaleve do të jetë ajo mes Italisë dhe Spanjës.

Të besuarit e Roberto Mançinit, do të sfidojnë “Furinë e Kuqe” më 15 qershor në “Enschede” të Holandës.

Takimi tjetër që do të plotësojë gjysmëfinalet është ai mes Holandës dhe Kroacisë, të cilët do të përballen më datë 14 qershor. Këto dy takime do të luhen në orën 20:45.

Finalja e madhe e Ligës së Kombeve, do të luhet më 18 qershor në Roterdam.

Nërsa finalja e vogël do të luhet në të njëjtën datë, por në orën 15:00.

Sport Holanda Italia Kroacia Liga e Kombeve ndeshjet gjysmëfinale Spanja