alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

 Përbindshi i Unazës dhe skandali me transportin urban për 20 vjet në Tiranë

16/09/2021, 9:43
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
 Përbindshi i Unazës dhe skandali me transportin urban për 20 vjet në Tiranë

 Përbindshi i Unazës dhe skandali me transportin urban për 20 vjet në Tiranë

Ferdinand Ibrahimi, biznesmeni batakçi, i afërt me Ilir Metën politikisht,  por që ka korruptuar të gjitha administratat në bashkinë e Tiranës: si me Edi Ramën, Lulzim Bashën apo edhe me Erion Veliajn.

Para pak ditësh, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se i ka hequr licensën kompanisë që ka të drejtën e transportit urban të Unazës, por ende edhe sot në këtë linjë lëvizin autobusa karakatinë të kompanisë që e ka pasur këtë të drejtë për 19 vjet me radhë.


-Lexo edhe:

Vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk mund të zbardhet pa arrestuar Ardi Veliun, skenaristin e të gjitha ngjarjeve kriminale në vend

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

19 vjet që, kompania “Ferlut” e Ferdinant Ibrahimit mori ekskluzivitetin nga Edi Rama, atëherë kryetar bashkie, kur u larguan furgonat e biznesit të vogël për tu zëvendësuar me autobusë urban.

Unaza është linja më e populluar e kryeqytetit dhe ka një volum marramendësh të ardhurash. Më shumë se 30 mijë bileta, ndërkohë që vetëm në fillimet e punës llogaritej 16 mijë euro të ardhura në ditë. Një shifër që do ta kishte zili çdo biznes i madh apo konsorcium shitjesh konsumi të nivelit të lartë.

Në gjithë këtë periudhë të gjatë, kreu i Ferlut-it, përveçse pati primatin e shfrytëzimit të linjës urbane më të populluar në vend, drejtoi një  grup interesi siç ishte SHoqata e Operatorëve urbanë, e cila në të gjithë historinë e saj ishte vetëm një grupim gjobvënës për të rritur çmimin e biletës, e nëse nuk realizohej kjo atëhere merrte përfitime të tjera jo të shkruara.

Që nga mos pagimi i taksave, fshehja e të ardhurave, e më e rëndësishme shfrytëzimi skllavëror i punonjësve, personelit si shoferë, fatorino, apo edhe mirëmbajtës.

Ndërkaq supervizorët në terren ishin thjesht njerëz të bandave me probleme e precedente ligjorë, të cilëve u jepej pjesë nga bileta, me kusht që të mbanin në terror punonjësit.

Për të vërtetuar të gjithë këtë skandal që ka administruar Ibrahimi dhe shoqata e tij kriminale, mjafton të shikosh sot tregun e aboneve. Kush përdor transportin urban, e ka blerë abonenë e përgjithshme me çmimin 500 lekë të reja. Ndërkohë që kur pronari Ferlutit ishte aktiv në lobimin e tij gjobvënës, çmimi më i ulët i një aboneje të përgjithshme, pra që mund të përdorësh të gjitha linjat shkonte në 1200 lekë. Pra jemi te 700 lekë më shumë, që paguante çdo qytetar e që shkonin në xhepat e Ferdinand Ibrahimit.

E këto para nuk deklaroheshin kurrë, vetë pronari i Ferlutit është “tërhequr”, duke shpallur falimentin.

Dy vjet më parë, u arrestua i gjithë grupi i Shoqatës së Operatorëve Urganë, si Ferdinand Ibrahimi operatori i unazës dhe kryetari i shoqatës, dhe Fatos Vrapi, operatori i linjës së Tiranës së re, për të cilën u tha në media se është ortaku i Blendi Gonxhes.

Këta u arrestuan për falsifikim biletash, një krim i rëndë, për të cilin ligji parashikon dënime drakoniane.

U liruan nga burgu të gjithë të arrestuarit. Qytetarët në të gjithë këto vite kanë vuajtur shumë në këto dy linja sidomos, të cilët jepnin shërbim me vonesë, me mjete të kalbura që ecnin ngadalë, e personeli, i frustruar nga mos pagesa e rrogave dhe pagave të ulëta ziheshin me qytetarët.

Vite më parë, vrau veten një kryemenaxher i kompanisë së Ibrahimit, i cili drejtonte ndërmarrjen e transportit të Unazës. Ibrahimi, i cili ka qenë gjithmonë i afërt me Ilir Metën politikisht, gjithsesi ka shkuar mirë me të gjitha administratat në bashkinë e Tiranës: si me Edi Ramën, Lulzim Bashën apo edhe me Erion Veliajn.

Një biznesmen që më shumë se punët publike ka pasur vetëm interesin e fitimit të paskrupullt në kurriz të qytetarëve, ka pasur kontrata publike disa milionëshe e ka dështuar, duke falimentuar kompanitë, vetëm për të shpëtuar paratë e marra, që asnjëherë nuk i ka deklaruar.

Si dy drejtuesit e shoqatës së Operatorëve Urbanë, pronari i Unazës dhe Tiranës së Re, kanë kryer një krim të përmasave të rënda nën lejen e krerëve të bashkisë së Tiranës. Që nuk ndërhynë kurrë, përpara picirit që njerëzit hiqnin në transportin urban. Asnjëherë gjatë ditës Unaza apo Tirana e Re nuk ka ofruar një shërbim të shpejtë, që mund të ndahej gjatë ditës, ku mëngjesi i nisjes në punë, shkollë, apo oraret e kthimit nga puna e shkolla të kishin prioritet. Gjithmonë autobuzët ishin të rrallë që lëviznin në çdo stacion çdo gjysëm ore.

Kur në Tiranë u krijua një model tjetër, ai i linjës Kombinat-Kinostudio, i cili natyrisht ka problemet e veta, por autobuzët lëviznin çdo 5-7 minuta, kreu i Ferlutit, ndërhyri që të prishet ky standard.

Madje ka disa vite, që me ndërhyrjen e pronarëve të Unazës dhe Tiranës së re, u prish ky standard, pikërisht që të mos dalë në pah skandali i krerëve të shoqatës së transportit Urban.

Shembulli i Ferlutit është një njollë e zezë e historisë së administrimit të pushtetit vendor të Tiranës. Qytetarët i mbajnë mend mirë furgonat që qarkullonin përpara vitit 2002, ku njerëzit qarkullonin shpejt dhe pa shtypje në mjete të vogla, përkundrejt një çmimi prej 20 lekësh. Vërtetë mund të ishte një panoramë jo e denjë për një qytet europian, por realisht furgonat u jepnin atë shërbim që donin njerëzit: shpejtësi për të shkuar në destinacion dhe oksigjen normal në mjet. Por në autobuzat e Ferlutit qytetarët kanë gëlltitur përveç gazit karbonik me shumicë që i ka shkatërruar shëndetin, edhe gazra të frikshëm toksik, si dhe nerva të shkatërruara nga xhepistët e manjakët që ishin në një farë mënyre bashkëudhëtar në çdo linjë. Për të udhëtuar në unazë, në dimër e verë, djersa e pisllëku mbizotëronte, duke ulur mundësinë që qytetari të zbriste nga autobusët i pazhubrosur e i pastër siç dilte nga shtëpia.

E Ferdinand Ibrahimi majmej e majmej, duke zotëruar prona e qendra tregtare në pikat më strategjike të Tiranës.

Historia e tij u kthye në një telenovelë rozë, pasi ndau tre gra me dyshimin se i vidhnin pasurinë e bëri fëmijë me të treja, duke marrë në dorë media, konçensione qeveritare e kontrata të majmura. Madje dy herë tentoi edhe të zgjidhej deputet në Rrogozhinë, por qytetarët që e njihnin mirë nuk ja dhanë votën. Pati edhe klube futbolli si Dinamon e Egnatian, ku si pasojë përfitonte favore fiskale si sponsor, por jo vetëm që nuk ngriti nivelin sportiv apo investoi në mjedise sportive, por shkatërroi edhe ato që ishin.

Monstra të tilla kanë pasur për 20 vjet jetën e qytetarëve dhe i kanë grabitur e strapacuar e askush nuk mban përgjegjësi, kur duhet të jenë para drejtësisë për fshehje pasurie, evazion, shkelje të Kodit të Punës por edhe të të drejtave të konsumatorit. Organet ligjzbatuese, përveç nxjerrjes përpara drejtësisë, duhet t’i sekuestrojë pasurinë, e kjo pasuri duhet të financojë një shërbim model urban në kryeqytet, siç duhet ta ketë standardin një metropol europian….

Ftojmë organet ligjzbatuese të zgjohen, ndërkohë në ditët në vazhdim do të japim fakte konkrete për paligjshmërinë në transportin urban./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk mund të zbardhet pa arrestuar Ardi Veliun, skenaristin e të gjitha ngjarjeve kriminale në vend
Kryesore

Vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk mund të zbardhet pa arrestuar Ardi Veliun, skenaristin e të gjitha ngjarjeve kriminale në vend

04/07/2022, 11:15
Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë
Anti-Mafia

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

04/07/2022, 10:49
Kryesore

Targat e reja RKS e bëjnë nervoz Beogradin

04/07/2022, 10:31
“Bilbilat” e këngës së Bablokut: kryesuesi, shef sigurie i Portit- Sarandë dhe këshilltar bashkie i Tom Doshit (emrat)
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

“Bilbilat” e këngës së Bablokut: kryesuesi, shef sigurie i Portit- Sarandë dhe këshilltar bashkie i Tom Doshit (emrat)

04/07/2022, 10:27
 Yuri Kim, “korbi” që do e shqyejë Ilir Metën
Editorial

 Yuri Kim, “korbi” që do e shqyejë Ilir Metën

04/07/2022, 10:09
Liderët botërore mblidhen në Zvicër për "Planin Marshall", rindërtimi i Ukrainës kushton 1 trilion dollarë
Bota

Liderët botërore mblidhen në Zvicër për “Planin Marshall”, rindërtimi i Ukrainës kushton 1 trilion dollarë

04/07/2022, 9:00
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Toka në rrezik/ Zgjerohet vrima e Ozonit në Polin e Jugut, madhësia kalon sipërfaqen e Antarktidës

Fillon sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk mund të zbardhet pa arrestuar Ardi Veliun, skenaristin e të gjitha ngjarjeve kriminale në vend

Vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk mund të zbardhet pa arrestuar Ardi Veliun, skenaristin e të gjitha ngjarjeve kriminale në vend

04/07/2022, 11:15

Protesta e Berishës, Kryemadhi: Kush mendon se po vidhet nga hajduti i gjatë, të vijë në shesh!

04/07/2022, 11:09

Berisha harron “non grat-ën”, i uron pavarësinë SHBA-së: Në 100 vitet që vijnë, do forcoj marrëdhëniet me ju

04/07/2022, 10:53
Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

04/07/2022, 10:49
Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

04/07/2022, 10:45

Përplasje për Reformën Territoriale, Komisioni i Posaçëm në mbledhje me shoqërinë civile

04/07/2022, 10:44

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In