Politike 2 Tetor 2022, 13:51

Përcaktimi i fituesit, të rinjtë e FRPD-së akuzojnë Berishën dhe Këlliçin: Kush do xhaxhi fiton!

Shkruar nga Pamfleti

Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të FRPD, ku fitues doli ashtu siç ishte përfolur pa u mbajtur votimet, Besart Xhaferri.

Xhaferri arriti që të fitojë me një diferencë të thellë ndaj kandidatëve të tjerë, duke siguruar 5256 vota. Ai do të pasojë në këtë detyrë, deputetin demokrat, Belind Këlliçi.

Por ky proçes është kontestuar ashpër nga anëtarët e FRPD-së të cilët i kanë cilësuar votimet si një fars, pasi sipas tyre gjithçka ka qenë e përcaktuar nga Sali Berisha dhe Belind Këlliçi.

Në komentet e tyre në faqen zyrtare të FRPD-së, ata akuzojnë ashpër dyshen Berisha-Këlliçi, për këtë proces të turpshëm që bën, në përcaktimin e kryetarit të ri të të rinjve demokrat.

Komentet më poshtë të vetë anëtarëve të PD-së, në faqen zyrtare të  FRPD-së, tregon gjendjen se ku i ka katandisur Sali Berisha demokratët me Rithemelimin e tij.

Siç ka rrëmbyer vetë postin në krye të PD-së, të njëjtin shembull po jep dhe në proçeset e tjera zgjedhore të kësaj partie.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Berisha kellici të rinjtë e FRPD