Sport 8 Qershor 2018, 23:47

Përçarja me tifozët, Low shprehet publikisht për Gyndogan

Shkruar nga Pamfleti
Përçarja me tifozët, Low shprehet publikisht për Gyndogan

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes së fituar me Arabinë Saudite me rezultatin 2-1. Numri një i stolit e anashkaloi rezultatin, por u ndal te çështja më e zhurmshme  e momentit, vërshëllimat ndaj Ilkay Gyndogan-it. Gjermanët vërshëllyen lojtarin në momentin që hyri në fushë dhe prekte topin. 

Mesfushori turko-gjerman së bashku me bashkëlojtarin e tij, Mesut Ozil, pozuan me liderin turk Rexhep Tayp Erdogan. Fotoja u përdor nga ky i fundit për motivi politike. Tekniku Low i doli në mbrojtje futbollistit të Manchester City-t. 

“Nuk ndihmon askënd që një lojtar i përfaqësueses vërshëllehet ashtu. Çfarë duhet të bëjë tani Ilkai? Ai bëri thjesht një foto, ok. Por ai u shfaq para mediave dhe tregoi vlerat e tij gjermane. Tani kjo çështje duhet të marrë fund. OK?!”, – u shpreh ashpër Low që nuk do përçarje para Rusisë. 

Sport Gjermani Ilkay Gyndogan Joachim Low