Bota14 Gusht 2022, 22:03

Përcillen për në banesën e fundit viktimat e masakrës së Centinjës

Shkruar nga Pamfleti
Përcillen për në banesën e fundit viktimat e masakrës

Viktimat e masakrës së Cetinjës janë përcjellë sot për në banesën e fundit. Një numër i madh i qytetarëve malazezë ju bënë nderimet e fundit, ndërsa të pranishëm ishin dhe liderët politikë.

Kryetari i Komunës së Cetinjes, Nikola Gjuraskoviç, tha se një tragjedi e përmasave të paprecedentë ka goditur Cetinjen dhe Malin e Zi dhe i ka lënë të gjithë të tronditur.

Më herët në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinje u mbajt një ceremoni përkujtimore.

Sipas të dhënave zyrtare, sulmuesi Vuk Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij në orën 15:30 të premten dhe vrau një djalë 11-vjeçar në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre përmes dritare.

Më pas ai telefonoi babanë e tyre dhe i tha: “Kam vrarë familjen tënde”. Në 45 minutat e ardhshme, 80 metra larg shtëpisë së tij, ai vrau shtatë persona dhe plagosi gjashtë të tjerë.

Më pas ai u përball me të shtëna nga policia, por dhe nga një qytetar i zonës, ku mbeti i vdekur.

Rajoni Mali i Zi viktim