Kronike18 Nëntor 2022, 11:46

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, shtyhet seanca për 5 të pandehurit

Shkruar nga Pamfleti
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, shtyhet seanca

Është shtyrë për herë të dytë shpallja e vendimit për 5 të pandehurit e akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Tarazh të Mirditës.

Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Perdeda, Artan Harjedinaj dhe Elsa Ulluri ka deklaruar që nuk i ka dale koha për shkak të ngarkesës së dosjes.

Ndërkohë seanca e radhës është caktuar në datën 22 Nëntor.

Vetëm pak muaj më parë Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia, 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolaj, i cili në muajin maj të vitit 2021-të bashkë me 4 persona të tjerë akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje kjo e cila tronditi mbarë opinionin publik dhe solli mjaft reagime.

Ndaj të miturit u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa zëvendësimi i masës erdhi me kërkesë të palës mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kanë kaluar afatet e paraburgimit, ndërsa vendimi është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër, pas ankimit që i kishte bërë prokurori.

Ndërkohë që çështja penale në ngarkim të 5 personave është në proces gjykimi në Gjykatën e Lezhës, ndërsa prokurori Ylli Pjeternikaj ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë.

Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale Ardjan Gjinkolaj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Kronike #Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë shtyhet senaca