
Një blogere 18-vjeçare, mund të dënohet me 6 vite burg në Rusi, pasi profili i saj në Instagram tërheq shumë vëmendje.
Veronika Loginova, një blogere e modës dhe bukurisë me mbi 550 000 ndjekës, thotë se dy prokurorë shtetërorë u shfaqën në shtëpinë e saj në Moskë, duke e akuzuar atë për “aktivitet ekstremist”, pavarësisht se përmbajtja e saj kishte të bënte kryesisht me modën.
Loginova u akuzua gjithashtu për “postimin e materialeve [në mediat sociale], duke përfshirë reklamat”, të cilat mund të “konsiderohet si një formë e pjesëmarrjes në aktivitetet e një organizate ekstremiste dhe nxitja e një rrethi të pacaktuar njerëzish për të marrë pjesë në të“
“Kurrë nuk kam prekur tema politike dhe tani rrezikoj 6 vite burg… sepse përdor Instagramin. Kjo është Rusia, por unë do të vazhdoj të flas”, tha modelja në videon e saj të fundit në Instagram.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin në mars, Facebook dhe Instagram u ndaluan në Rusi me qytetarët të ndaluar të përdornin platformat e mediave sociale të ndikuar nga perëndimi.
Në muajin mars, një gjykatë në Rusi ndaloi këto dy rrjete sociale, duke thënë se kanë aktivitet ekstremist.
Ndalimi ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj vendimit të kompanisë mëmë Meta për të lejuar ‘përkohësisht’ thirrjet për dhunë kundër ushtarëve rusë dhe Putinit, u raportua në atë kohë.
Sidoqoftë, njerëzit në Rusi dyshohet se ende po hyjnë në Instagram përmes një VPN, por Loginova supozohet se është e para që ndiqet penalisht.