Bota13 Maj 2022, 08:09

Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, paralajmëron presidenti i Këshillit Evropian: Siguria globale nën kërcënim

Shkruar nga Pamfleti
Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, paralajmëron

Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, paralajmëron presidenti i Këshillit Evropian: Siguria globale nën kërcënim

“Siguria globale është nën kërcënim”, ky është paralajmërimi i fortë që erdhi nga Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili ndodhet në Japoni, ku do të vizitojë qytetin e Hiroshimës.

Në vitin 1945 ai qytet pësoi bombardimin e parë atomik dhe Michel bëri një vizitë në një memorial në këtë vend për të diskutuar gjendjen aktuale të sigurisë globale, raporton Reuters.

“Ndërsa flasim, siguria globale është nën kërcënim. Rusia, një shtet i armatosur bërthamor… po sulmon kombin sovran të Ukrainës, ndërsa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore.”, tha Michel.

Ai shtoi gjithashtu se memoriali ishte “një kujtesë” për të forcuar rregullat ndërkombëtare.

Bota #Keshill Evropian arme berthamore Kercenim Rusi siguri