Kronike 7 Dhjetor 2022, 08:53

Përdorte lokalin për të ushtruar prostitucion, arrestohet 43-vjeçarja në Fier; nis hetimi për 3 persona të tjerë  

Shkruar nga Pamfleti
Përdorte lokalin për të ushtruar prostitucion, arrestohet

Një 43-vjeçare e identifikuar si Yllka Nurja është arrestuar nga policia e Fierit, pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte për ushtrim prostitucioni.

Ajo akuzohet për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Kronike Arrestim policia Prostitucion