Bota 9 Janar 2023, 14:33

Perëndimi furnizoi me armë Kievin, zemërohet Kremlini: Do shtohen vuajtjet për popullin ukrainas!

Shkruar nga Pamfleti
Perëndimi furnizoi me armë Kievin, zemërohet Kremlini: Do shtohen

Në një deklaratë ditën e sotme, Kremlini tha se dërgesat e reja të armëve perëndimore, duke përfshirë automjete të blinduara të prodhimit francez në Kiev do të intensifikojnë vuajtjet e popullit ukrainas dhe nuk do të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit.

Franca dhe Gjermania njoftuan javën e kaluar se do të dërgonin tanke në Ukrainë, duke rritur mbështetjen e tyre ushtarake për Kievin.

SHBA-ja ka thënë se do të dërgojë gjithashtu tanke të blinduara ushtarake për Ukrainën.

“Dërgesat e armëve nuk do të ndryshojnë asgjë. Këto furnizime vetëm sa do të rrisin vuajtjet e popullit ukrainas. Ata nuk do të mund të na pengojnë në arritjen e qëllimeve të operacionit special ushtarak. Putin dhe Macron kanë kontakt të vazhdueshëm, ka pauza në dialog, por në fazat e mëparshme ky kontakt ishte mjaft i dobishëm dhe konstruktiv, pavarësisht dallimeve”, u tha gazetarëve sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini u shpreh gjithashtu se pavarësisht vendimit të Francës për të dërguar më shumë armë në Kiev, Moska vlerëson kontributin e presidentit Emmanuel Macron në ruajtjen e dialogut midis Perëndimit dhe Rusisë.

Bota Kremlini Perëndimi Ukraina