Bota15 Maj 2022, 15:18

“Perëndimi, luftë hibride”/ SHBA u përgjigjet kërcënimeve të Putin dhe Lavrov: Nuk i takon Rusisë të vendosë kush do t'i bashkohet NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
“Perëndimi, luftë hibride”/ SHBA u përgjigjet

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, përmes një mesazhi drejtuar popullit dje, deklaroi se “një luftë totale hibride” ka nisur nga Perëndimi i bashkuar, pasojat e së cilës do të ndihen nga të gjithë.

Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate, Pentagoni ka reaguar menjëherë me anë të Zëdhënësit John Kirby, i cili tha se “nuk i takon Rusisë të vendosë nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s”.

Vlen të theksohet se, Presidenti i Finlandës tashmë ka konfirmuar se vendi i tij do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO, shkruan BBC. Edhe Suedia po bën përpjeke të vazhdueshme për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake.

Bota Finlande John Kirby Lavrov NATO Rusi suledi