Bota24 Shtator 2022, 22:07

"Perëndimi synon të fshijë Rusinë nga harta”, Lavrov nga Asambleja e OKB-së: BE po i nënshtrohet diktaturës amerikane

Shkruar nga Pamfleti
"Perëndimi synon të fshijë Rusinë nga harta”,

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ka folur me tone të ashpra kundër SHBA-së, duke i akuzuar për rusofobi dhe se duan të fshijnë Rusinë nga harta.

Lavrov u shpreh se në vend të dialogut, Rusisë i duhet të përballet me dezinformatat dhe gënjeshtrat e perëndimit, që sipas tij minojnë besimin në ligjin ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare. Ai shtoi gjithashtu se SHBA është një diktaturë dhe se Evropa është e nënshtruar ndaj saj.

Në Perëndim ka një rusofobi groteske”. Ajo që duan të bëjnë perëndimorët nuk është të na mposhtin. Ata duan të na heqin nga harta, të na fshijnë nga hartat. Në vend të dialogut ne duhet të përballemi me dezinformatat dhe gënjeshtrat e Perëndimit që minojnë besimin në ligjin ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare. Ka një diktaturë në Uashington dhe Evropa është e nënshtruar, Shtetet e Bashkuara janë pjesë e konfliktit në Ukrainë”, tha Sergei Lavrov.

Bota Lavrov Lufta OKB