Politike11 Shkurt 2023, 16:02

“Përfaqësimi ishte i vogël”, Eduard Zaloshnja analizon protestën e Berishës: Sot në shesh ishin 10 mijë persona

Shkruar nga Pamfleti
“Përfaqësimi ishte i vogël”, Eduard Zaloshnja

Analisti dhe statisticieni, Eduard Zaloshnja ka analizuar numrin e pjesëmarrësve në protestën e thirrur sot nga Berisha, ku në bazë të përllogaritjeve të bëra nga ai, përpara Kryeministrisë ishin 10 mijë protestues.

Sipas Zaloshnjës nga përllogaritjet e bëra vetëm 1.2 për qind e totalit të personave që votuan për partitë opozitare zgjedhjet e fundit, ishin pjesë e kësaj proteste dhe kjo sipas tij vjen si rezultat i ndarjes së opozitës.

Çdo llogaritje në protestë duhet parë në këndvështrimin sa njerëz përfaqësojnë këta protestues. Sot maksimumi kanë qenë 10 mije protestues në shesh. Mënyra më e saktë mund të llogaritet me google earth. Me një foto nga sateliti ndahet çdo segment i bulevardit dhe marzhi i gabimit është shume pak. 1.2% e atyre qe votojnë ka qenë sot në protestë. Nëse nuk të vijnë votuesit e tu s’mund të presësh nga elektorati gri. Në kushte normale, mund të pritej të dilnin 80 mijë vetë. Faktikisht dolën 1.2 % e të gjithë atyre që kanë votuar për të gjitha partitë opozitare. Numrat nuk kanë vlerë nëse nuk i ve në kontekstin e çfarë përfaqësojnë ato vlera. Përfaqësimi ishte shumë i vogël. 

Nga 15% që mendohej se do ishte maksimumi, sot ishin 1.2%. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan 1 milion e 660 mijë shqiptarë. Diçka më pak se gjysma e tyre (rreth 800 mijë) votuan për partitë e ndryshme opozitare (PD, LSI, PDIU, PAA, PR, PBDNJ, PDK, BD, Vetëvendosje, etj.). Ne protestën e sotme, ku u paralajmërua se do të mblidheshin në bulevard deri në 100 mijë opozitarë (1/8 e atyre që votuan partitë e ndryshme opozitare), duket se janë mbledhur maksimumi vetëm 10 mijë opozitarë (1/80 e atyre që votuan partitë e ndryshme opozitare). Llogaritjet për pjesëmarrjen e sotme i kam bërë afërsisht me pamjet nga lart me dron (jo me Google Earth Pro), por marzhi gabimit në këto llogaritje nuk besoj se është më shumë se plus/minus 1 mijë,” tha Zaloshnja për “AbcNews”.

Politike #Berishë Protesta zaloshnja