Aktualitet 5 Gusht 2022, 10:26

Përfaqësuesit e SPAK takim me DEA-n amerikane, çështjet që u diskutuan

Shkruar nga Pamfleti
Përfaqësuesit e SPAK takim me DEA-n amerikane, çështjet

Përfaqësuesit e SPAK takohen me DEA, çështjet që u diskutuan

Përfaqësuesit e SPAK kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të DEA-s, në kuadër të vizitës 5 ditore në SHBA.

Në takim u fol për bashkëpunim më efektiv, shkëmbim eksperiencash të informacionit me qëllim rritjen e efektivitetit të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë substanca narkotike. SPAK është i vendosur që të garantojë ndëshkim ndaj kujtdo dhe ndaj çdo pasurie me prejardhje nga trafiqet e drogës!

Kujtojmë se, që prej datës 2 gusht, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin e posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtoreshën e BKH, Aida Veizaj janë në vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së. Ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.

Lexo edhe:

SHBA mesazh politikës, zyrtari i DASH që ka në dorë listën e “non gratave” pret në takim krerët e SPAK

Aktualitet DEA SHBA SPAK