Kronike 1 Nëntor 2022, 10:04

Përfitoi 2 miliardë dollarë, bosi turk i kriptomonedhave del sot para gjykatës për të shmangur ekstradimin

Shkruar nga Pamfleti
Përfitoi 2 miliardë dollarë, bosi turk i kriptomonedhave del sot

Përfitoi 2 miliardë dollarë, bosi turk i kriptomonedhave del sot para gjykatës për të shmangur ekstradimin

Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Ozer pritet të dalë sot përpara gjykatës, në përpjekje për të shmangur ekstradimin në atdheun e tij.

Faruk Fatih Özer akuzohet se në 2017-n ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex”, me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës.

Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliardë dollarë pasuri në asete dixhitale, ai ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sociale dhe është larguar nga Turqia.

Për këto arsye Faruk Fatih Özer ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar. Turqia kërkon ekstradimin pas arrestimit të tij në Shqipëri.

Kronike # Faruk Özer gjykatë