
Përfiton 200 mln euro në sezon tek Al Nasri, Kristiano Ronaldo tregohet amator përpara portës (Video)
Kristiano Ronaldo ka luajtur deri tani me Al Nasri 2 ndeshje dhe sot është ndeshja e tretë për të. Ndaj Al Fateh, në sfidën e kampionatit arab jashtë fushës, Al Nasr e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1. Per vendasit shënoi Kristjan Tejo, ish-futbollisti i Mançester Junajtid që ka luajtur me Kristiano Ronaldon.
Ndërkohë, për Al-Nasr, ë fundin e pjesës së parë ishte Taliska ai qk gjeti rrjetën, por shansin më të mirë perpara ketij goli e pati Ronaldo, që i vetëm me portën e dërgoi topin lart traut. Duartrokitje dhe zemër nga trajneri Garsia, mes hidhërimit të portugezit që uli kokën.
Kujtojmë që Ronaldo humbi gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite dhe skuadra e tij u eliminua më herët nga ky kompeticion. Ende në pritje të golit të parë të portugezit në ligën saudite.