Kronike 7 Janar 2023, 15:02

Përfituan 130 mijë euro nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtarë në strukturat e shtetit, arrestohen 3 persona në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Përfituan 130 mijë euro nëpërmjet mashtrimit duke u

Tre shtetas nga Shkodra janë kapur në flagrancë pasi po tentonin të përfitonin nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh.  Në pranga kanë rënë Jasmin  Pepaj, Rezart  Pepaj  dhe Sherif Kadroviç.G jatë kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 12 600 euro të tjera.

Këta shtetas kryenin veprimtarinë kriminale të mashtrimit, në disa biznese të ndryshme, teksa prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro.

“Si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe bazuar në provat e mjaftueshme të siguruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, këta shtetas u arrestuan në flagrancë, në tentativë për të përfituar me anë të mashtrimit, në një biznes në Tiranë, shumën prej 130 000 eurosh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit.

Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro.

Në lidhje me këtë rast, nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për thellimin e hetimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 

Kronike #arrestohen 3 persona në Shkodër mashtrim