Kronike30 Dhjetor 2022, 20:45

Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë, shkak dyshohet një bombol gazi

Shkruar nga Pamfleti
Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë, shkak dyshohet

Një banesë në zonën e Yzberishtit në Tiranë, është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk janë raportuar persona të lënduar. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi e cila ka rrjedhur.

Kronike Zjarr