Kronike23 Janar 2023, 15:56

Përfshihet nga flakët azili i pleqve në Kavajë, lëndohet një e moshuar

Shkruar nga Pamfleti
Përfshihet nga flakët azili i pleqve në Kavajë,

Pasditen e sotme, është përfshirë nga flakët një qendër azili në Kavajë. Si pasojë ka mbetur e lënduar një e moshuar e cila ka qenë e paralizuar ku të pranishëm ishin edhe dy persona të tjerë. Fillimisht kanë marrë flakë orenditë dhe më pas zjarri është përhapur më tepër.

E moshuara është nxjerrë nga dhoma pas ndërhyrjeve të stafit dhe është transportuar drejt spitalit.

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka neutralizuar flakët. Ndërsa policia po vijon hetimet.

Kronike Azil Kavajë Zjarr