Aktualitet13 Nëntor 2018, 19:42

Përfundimi ngadhënjimtar i betejës së nisur nga njeriu që tronditi themelet e politikës shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Përfundimi ngadhënjimtar i betejës së nisur nga njeriu

Përfundimi ngadhënjimtar i betejës së nisur nga njeriu që tronditi themelet e politikës shqiptare

Diplomati Donald Lu  është njeriu, i cili si rrallëkush tronditi themelet e politikës shqiptare. I qartë për politikat e ndërkombëarëve, ambasadori që mësoi t’u flasë shqip shiptarëve, u’a plasi në sy të vërtetën klasës së korruptuar dhe të inkriminuar shqiptare.

Donald Lu e nxori për të mos e futur më në brez “shpatën”. Ai guxoi t’i përmendë publikisht , një e më një me emra kriminelët  që vërdalliseshin dhe vërdallisen me mburojë politike në Shqipëri.

Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe atë që ai e quajti me ironi “magjistari” Klement Balili, për të cilët ai nuk nguroi për asnjë moment t’u kërkojë llogari autoriteteve shqiptare.

I kthyer në një nga personazhet më të lakuara kohët e fundit, Emiljano Shullazi u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vite burgim.

Kjo është “fitorja” e parë, e cila kurrsesi nuk do të ishte pa këmbënguljen e Donald Lu. Emrat e tjerë presin në rradhë dhe fundi i tyre do të jetë i shpejtë.

Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit elitar është edhe një nga kushte themelore të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. Ashtu si zyrtarët e lartë amerikanë, edhe autoritetet e Brukselit kanë kërkuar në vijimësi krijimin e një historiku me hetime dhe dënime

“Peshqit e mëdhenj” të krimit dhe korrupsionit gjenden në ditën më të zezë.

 

Aktualitet Donald Lu