Sport23 Korrik 2022, 17:29

Përfundojnë kualifikueset e Çmimit të Madh të Francës, Leklerk i jashtëzakonshëm, merr “Pole Position”

Shkruar nga Pamfleti
Përfundojnë kualifikueset e Çmimit të Madh të

Përfundojnë kualifikueset e Çmimit të Madh të Francës, Leklerk i jashtëzakonshëm, merr “Pole Position”

Sharls Leklerk regjistron kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës, duke lënë pas rivalin Maks Vershtapen në një ditë shumë të nxehtë në pistën franceze, ku temperaturat arrinin deri në 40 gradë.

Piloti monegask i Ferrarit regjistroi kohën mostruoze 1.30.872, shumë përpara kampionit të botës, pasi holandezi Vershtapen e mbylli xhiron e fundit me 3 të dhjetat më shumë.

Pole position i shtatë sezonal për Leklerk. Të dielën në orën 15.00 në pistën “Paul Ricard”, pas dyshes favorite do të nisen Perez, Hamilton, Norris e Rasëll, ndërsa ferraristi tjetër Karlos Sainz do të niset nga vendi i fundit, pasi ndryshoi motorin.

Sport Çmimi i madh i Francës Formula 1 Sharls Leklerk