Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Nations League. Belgjika ka mundur pastër Anglinë me rezultatin 2-0. Belgëve u janë dashur 9 minuta për të zhbllokuar rezultatin. “Djajtë” kanë gjetur rrjetën me Tielemans, futbollistin që aktivizohet te Leicester Siti. Një asist nga Lukaku, edhe pse goditja nga jashtë zone e Tielemans nuk ishte e pakapshme, por Pikford u nis vonë dhe topi më pas përfundoi shtyllë-gol.
Belgjika shënoi edhe golin e dytë ndaj Anglisë në minutën e 24 me Mertens.
Italia ka mundur minimalisht Poloninë. Një penallti e shënuar nga Zhorzhinjo ka sjellë avantazhin e axurrëve, të cilët gjithashtu panë t’i anulohej edhe një gol.
Danimarka ka triumfuar ndaj Islandës. Greqia ka bërë detyrën ndaj Moldavisë, Hungaria dhe Serbia janë ndarë në paqe, ndërsa Kosova ka ndalur Slloveninë.