
Përfundojnë pjesët e para/ Gjermania dhe Spanja me një këmbë në turin tjetër, 2 ekipet bëjnë detyrën (Video)
Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Grupit E në Kupën e Botës. Gjermania dhe Spanja kanë bërë detyrën, teksa janë me një këmbë në turin tjetër.
“Pancerat” kanë mundur minimalisht Kosta Rikën. Skuadrës së drejtuar nga Hansi Flik i janë dashur 10 minuta për të zhbllokuar sfidën. Pas një krosimi të bukur në zonë, Gnabri i pozicionuar në vendin e duhur goditi topin me kokë.
Germany 1-0
GNABRY OPENS THE SCORE! GREAT HEADER!pic.twitter.com/jllBsDZyTW
— Fast GøaIs (@i6astv) December 1, 2022
Edhe ndeshja tjetër, Spanjë-Japoni është mbyllur me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Morata në minutën e 12. Një top i bukur nga krahu i djathtë i servirur nga Azpilikueta, gjeti sulmuesin e Juventusit, i cili e dërgoi mrekullisht në rrjetë pas një goditje me kokë.
⚽️ GOAL!
?? Alvaro Morata gives Spain the lead over Japan#LaRoja | #FIFAWorldCup
pic.twitter.com/g6JEDiwZOD
— Fast Footy Goals (@fast_footygoals) December 1, 2022
Me rezultatet e deritanishme, çiftet e raundit të 1/16 janë si më poshtë:
1-Marok-Gjermani
2-Spanjë-Kroaci