Përfundojnë pjesët e para të miqësoreve të kombëtareve. Italia ka mundur me rezultatin 2-0 Estoninë. “Axurrët” zhbllokuan shifrat në minutën e 14 me Grifo, ndërsa 13 minuta më vonë, Bernardeki dyfishoi shifrat. Futbollisti i Juventusit mori një top nga e djathta dhe u qëndërzua duke goditur më pas te shtylla e parë dhe shënoi golin.
Miqësorja e luksit mes Holandës dhe Spanjës është mbyllur me fitoren e këtyre të fundit. Kanales zhbllokoi shifrat në minutën e 19, duke marrë një assist perfekt nga Alvaro Morata.
Zvicra ka mundur Belgjikën në shifrat minimale 0-1, pas një aksioni të bukur të finalizuar nga shqiptari Mehmedi, që ka marrë top në krah dhe me diagonale ka mposhtur ekipin e Martinezit.
Për sulmuesin e Wolfsburg ishte goli i dhjetë i shënuar me kombëtaren e Zvicrës, teksa më parë ai ka luajtur edhe me Leverkusen.
Portugalia ka mundur 2-0 Andorrën, Gjermania ka fituar minimalisht ndaj Estonisë, ndërsa Polonia ka triumfuar me rezultatin 1-0 kundër Ukrainës.