Përfundojnë dy ndeshjet e orës 18:00. Mançester Junajtid dhe Liverpuli e kanë mbyllur në paqe takimin e vlefshëm për FA Cup. Ky takim është mbyllur në barazim 1-1. Të kuqtë zhbllokuan shifrat me Salah në minutën e 18. Braziliani Firminjo pa egjiptianin pas krahëve të mbrojtjes së Junajtid dhe pasoi. Ky i fundit me parabolë të lehtë e dërgoi në rrjetë.
8 minuta më vonë, Mançesteri barazoi shifrat me Grinvud.
Në ndeshjen tjetër, Lacio dhe Sasuolo i kanë mbyllur në paqe këto 45 minuta. Miqtë nga Emilia Romanja realizuan me anë të Françesko Kaputos pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes bardhekaltër duke mposhtur Reina.
Në minutën e 25 Milinkovic-Saviç goditi me kokë në një krosim nga goditja e këndit, duke barazuar shifrat në 1-1.