Përfundojnë pjesët e para të dy supersfidat e mbrë mjes së sotme në Champions League. Bajerni i Mynihut ka gjunjëzuar Lacion në “Olimpico”, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3. Kampionët e Europës zhbllokuan shifrat në minutën e 9 me Robert Levandovskin. Blerja e janarit, Musakio bëri një gafë të pafalshme dhe në tenativë për t’ia kthyer topin Pepe Reinës, ia fali sulmuesit polak.
Ai shmangu edhe portierin dhe e depozitoi topin në rrjetë, duke e bërë gjithçka të lehtë.
15 minuta më vonë, bavarezët dyfishuan shifrat me talentin 18-vjeçar, Musiala. Diagonale cinike nga lojtari i lindur në vitin 2003, pas një prekje të bukur nga Goretzka.
Kur mrndohej se ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat, Bajerni realizoi edhe golin e tretë me Sane në minutën e 42, që gjunjëzoi totalisht bardheblutë, duke iu shtuar golave të Levandovskit dhe Musiala-s.
Në ndeshjen tjetër, Atletiko e Madridit dhe Çelsi janë, ndarë në paqe, duke i mbyllur këto 45 minuta me rrjeta të paprekura, 0-0.