Sport21 Janar 2023, 16:52

Përfundojnë pjesët e para/ Tirana përfiton nga asisti i Kastriotit dhe tregohet e “pamëshirshme”, Vllaznia 'likuidon' Laçin

Shkruar nga Pamfleti
Përfundojnë pjesët e para/ Tirana përfiton nga asisti i

Përfundojnë pjesët e para/ Tirana përfiton nga asisti i Kastriotit dhe tregohet e “pamëshirshme”, Vllaznia 'likuidon' Laçin

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të javës së 17 të Abissnet Superiore. Tirana ka përfituar nga asisti i Kastriotit ndaj Partizanit dhe ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Bylisin në “Air Albania”.

Bardheblutë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 10. Hasani nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe realizoi golin e avantazhit për ekipin e tij.

Në 26, kampionët e Shqipërisë dyfishuan shifrat. I vetëm përballë portës, Patrik nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa 4 minuta më vonë, ishte sërish Patrik që realizoi golin e tretë dhe dopietën e tij personale në këto 45 minuta të para.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Laçin. Dominimi i shkodranëve u shpërblye me gol në minutën e 31. Harkim në qendër i Markut, pas goditjes së këndit dhe Hoxhaj devijoi topin që u prek nga Adeleke dhe përfundoi në rrjetë.

Sport Abissnet Superiore Bylis Laçi Tirana Vllaznia