Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të javës së 27 në Premier Ligë. Totenhemi ka bërë detyrën ndaj Fulhamit, duke triumfuar në shifrat minimale.
Goli i vetëm i këtij 45 minutëshi u realizua nga Dele Ali në minutën e 19. Anglezi u kthye në formacionin titullar pas një mungese të gjatë dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje shumë të bukur pas asistit të marrë nga Son.
Në ndeshjen tjetër, Evertoni është ndalur nga VBA, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rrjeta të paprekura.