
Përfundon afati dhe Trump s’ka kthyer përgjigje, vrasja e gazetarit Khashoggit shkon në Senatin e SHBA
Vrasja e gazetarit Khashoggit shkon deri në Senatit Amerikan. Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, Jim Risch, tha se qeveria e Trumpit është në kontakt me të për vrasjen e gazetarit.
Ai theksoi se ishte informuar shumë herë mbi këtë temë pasi ka zhvilluar një sërë takimesh me Shtëpinë e Bardhë, Departamenin Amerikan të Shtetit dhe shërbimet e inteligjencës.
Risch deklaroi se përgëzon administratën amerikane që ka
publik”, tha Risch.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk dëshiron të identifikohet për AA ka deklaruar se Trump “do të vazhdonte të ushtronte lirinë e tij të veprimit për të mos iu përgjigjur kërkesave të Komitetit”.
Senati amerikan edhe më parë në kuadër të “Ligjit Magnitsky” i ka kërkuar administratës së Trumpit një raport që përcakton nëse është apo jo i përfshirë princi saudit bin Selman në vrasjen e Khashoggit si dhe i kishte dhënë Shtëpisë së Bardhë një afat 120 dit fat i dhënë Shtëpisë së Bardhë ka përfunduar javët e kaluara dhe qeveria e Trumpit nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.
Risch deklaroi se përgëzon administratën amerikane që ka përcaktuar 17 personat përgjegjës për vdekjen e Khashoggit dhe ka zbatuar sanksione ndaj tyre. Por, hetimi ende nuk ka përfunduar dhe si Komitet i marrëdhënieve me jashtë këtë javë do të zhvillojnë bisedime të mbyllura për median me qeverinë në kuadër të ligjit Global Magnitsky.
Sipas tij, të hënën do të zhvillojnë edhe një bisedë në lidhje me krizën e Jemenit.
“Kjo bisedë e cila do të përfshijë në mënyrë më të gjerë rolin e SHBA-ve në botë do të ofrojë një mundësi për të diskutuar me anëtarët aktual të Komitetit këto dhe çështjet tjera përpara opinionit