Aktualitet23 Shtator 2022, 12:06

Përfundon afati për kandidim në KLP, zbardhen dy emrat e prokurorëve që janë në garë

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon afati për kandidim në KLP, zbardhen dy emrat e

Këtë të premte ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij institucioni, Alfred Balla, i cili ka informuar gjithashtu se kandidatët në garë, janë prokurorët Etien Kapo dhe Redina Riza.

Tanimë, pritet caktimi i datës se kur do të mblidhen prokurorët e Republikës, për të zgjedhur një prej kandidatëve.

Ndërsa, nga parlamenti po vijon zgjedhja e anëtarit pedagog për në Këshillin e Prokurorisë, ku javës tjetër do të mësohet emri i anëtarit.

Pas disa javësh, Këshilli i Prokurorisë do të ketë përbërje të plotë me 11 anëtarë.

Aktualitet Etien Kapo KLP Redina Riza.