Sport14 Gusht 2022, 19:44

Përfundon derbi spektakolar, Totenhemi shtang Brojën me shokë në derbi, Tuhel i vërsulet Kontes (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon derbi spektakolar, Totenhemi shtang Brojën me shokë

Përfundon derbi spektakolar, Totenhemi shtang Brojën me shokë në derbi, Tuhel i vërsulet Kontes (Video)

Çelsi ka barazuar 2-2 me Totenhemin në derbin e Londrës, të vlefshëm për javën e dytë të Premier Ligës. 

Pjesa e parë përfundoi 1-0 në favor të djemve të Tchel. Kulibali lëshoni një goditje të bukur në minutën e 19, duke çuar topin pas shpinës së Loris. 

Barazimi erdhi në minutën e 68 nga Hojbjerg. Në atë moment, Konte festoi si i cmendur dhe shkoi në fytyrën e Tuhel, që menjëherë reagoi duke u acaruar jashtë mase. Sherri vazhdoi për disa sekonda dhe I desh nderhyrja e stolave për të shuar gjakrat, teksa arbitri i tregoi kartonin te dyve. 

CONTE Y TUCHEL ENGANCHADOS TRAS EL PITIDO FINAL pic.twitter.com/TwIU2CQqBe

— ? (@finallyxpablo) August 14, 2022

Çelsi rimori epërsinë në minutën e 77 me Xhejms, me rezultatin që do ndryshonte në fund, nga një gol i Kane. Në fundin e ndeshjes, sherri mes Kontes dhe Tuhelit vazhdoi. Italiani shkoi të shtrëngonte doren e gjermanit, që ia mbajti shumë fortë. 

Në minutat shtesë u aktivizua edhe Armando Broja.  

Sport