
Përfundon edicioni i 72-të i Sanremos, festivali që bashkoi 3 breza
Të shtunën e 6 shkurtit përfundoi edicioni i 72-të i festivalit të Sanremos. Miliona njerëz nga e gjithë bota ndoqën me vëmendje të 5-ta netët duke shijuar muzikën e mirë, të ftuarit special si Sabrina Ferilli, Marco Mengoni, Orietta Berti e shumë të tjerë. Një moment i veçantë i kësaj nate ishte homazhi dedikuar këngëtares dhe balerinës së mirënjohur italiane Raffaella Cara e cila ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare në korrik të vitit 2021.
Notat e humorit dhe mesazhet sensibilizuese shoqëruan të gjitha mbrëmjet. Mbrëmja finale arriti një shikueshmëri rekord prej 13,380,000 spektatorësh me 64% të pjesëmarrjes.
Në skenën e “Ariston” u ngjitën me elegancë dhe sharm plot 3 breza, mes tyre nuk kishte rivalitet por admirim dhe këtë e dëshmon fjalia e 18-vjecarit të talentuar Blanco “Kur të rritem dua të bëhem si Morandi!”
Nëpërmjet televotimit, fitues u shpallën Mahmood dhe Blanco me këngën “Brividi”, të ndjekur nga Elisa “O forse sei tu” dhe në vendin e tretë Gianni Morandi me “Apri tutte le porte”.
San Remo dhe një herë këtë vit më shumë se kurrë, bashkoi teleshikuesit nga e gjithë bota për të ndjekur një mbrëmje mbresëlënëse, për të harruar për pak çaste vështirësitë e viteve të fundit të cilat na mësuan të rigjejmë lumturinë tek gjërat e vogla.