
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e punimeve për ndërtimin e mbikalimit në rrugën që të çon drejt aeroportit të Kukësit. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo rrugë është gati të presë fluksin e udhëtarëve që sipas tij, do të vijnë si rrjedhojë e nisjes së fluturimeve së shpejti.
“Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që sipas tij do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Nga muaji maj pritet të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit, “ZAYED- Flatrat e Veriut”. Kujtojmë se të premten, kompania “WizzAir” ka ulur, pas disa testimeve avionët e saj në aeroportin e Kukësit. Katër destinacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.