Përfundon pjesa e parë e derbit numër 160 në histori. Partizani dhe Tirana janë ndarë në paqe, duke e mbyllur këtë 45 minutësh në barazim 0-0. Takimi nisi mjaft mirë për bardheblutë, që vetëm në 20 sekonda lojë krijoi rastin e parë me anë të Seferit. Sulmuesi nga një diagonale tentoi portën e Hoxhës, por ky i fundit reagoi mirë. Në minutën e 18 Jasir Asani tentoi këndin e largët, por pa arritur të shënojë, ndërsa Kordeiro goditi saktë, por portieri Bekaj reagoi mirë.
Në minutën e 36, Seferi gaboi sërish. Sulmuesi dribloi fillimisht Hoxhën, por konkluzioni ishte i dobët. Vetëm pak sekonda nga ky moment, edhe futbollisti i Partizanit Kordeiro shpërdoron përballë portierit.
Edhe kjo ndeshje zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë, një mungesë e madhe, duke marrë parasysh që ultrasit janë një nga gjërat më të bukura në vitet e fundit. Dy skuadrat kryeqytetase, krahas rivalitetit mes tyre, kanë këtë radhë më shumë se çdo herë tjetër, edhe një motiv ekstra për të fituar, pasi ekipi kryesues ka nisur një arrati të frikshme, nëse secila prej tyre ka ende objektiv titullin.