
Përfundon misionin e tij në Shqipëri, mesazhi i Donald Lu për shqiptarët
Mandati i ambasadorit amerikan Donald Lu në Shqipëri përfundon këtë verë, por ai nuk ka ngurruar të falenderojë edhe qytetarët shqiptarë.
Në një aktivitet të zhvilluar në Tiranë aid ha edhe një mesazh pëe shqiptarët.
“Unë dhe gruaja ime do të largohemi këtë verë. Duam t’u falenderojmë të gjithëve për mbështetjen e miqësinë tuaj. Në ditën e lindjes së vendit tonë Amerikë, flasim për lirinë, dhe dua të them një shprehje të Rose Parks që kërkoi lirinë e saj dhe refuzoi të rrinte në fundin e autobusit”, ka thënë Lu.
Donald Lu u betua si ambasador i Amerikës në Shqipëri më 17 dhjetor 2014.