Përfundon pjesa e parë e “El Klasikos”. Këto 45 minuta kanë folur për Realin, teksa madrilenët kanë mundur me rezultatin minimal Barcelonën. Një gol fantastik nga David Alaba në minutën e 32, ndërsa asisti i Benzema ishte perfekt për mbrojtësin austriak që doli shpejt në krah dhe finalizoi
Por, faji i takon i gjithi Dest, i cili pak minuta më parë kishte rastin më të mirë të ndeshjes dhe vetëm disa hapa larg portës gaboi fatalisht, duke ngritur topin lart pas një aksioni manuali për Barcelonën.
Edhe Vinisius Zhunior gjithashtu pati rastin e tij duke dribluar dy herë Ter Shtegen, por u vonua në goditjen, që më pas u bllokua nga mbrojtja e Barcelonës.