Përfundon pjesa e parë e supersfidës së javës së 8 në Bundesligë mes Bajer Leverkusen dhe Bajernit të Mynihut. Skuadra e Julian Nagelsman ka shkatërruar “Aspirinat” me rezultatin e thellë 0-5.
Katër minuta i mjaftuan bavarezëve për të zhbllokuar ndeshjen. Ishte Robert Levandovski që shënoi për kampionët e Gjermanisë. Polaku mposhti portierin kundërshtar me një goditje të bukur me thembër.
Ndërkohë në minutën e 30 ishte sërish Leva që dyfishoi shifrat, duke bërë që Bajerni të hedhë një hap të sigurt drejt fitores.
Në harkun kohor të 8 minutave, Bajerni shënoi edhe 3 herë me anë të Myler në minutën e 34 dhe dy herë Gnabri në minutat 35 dhe 38.
Lewandowski is such a baller. ? pic.twitter.com/qZtDVRWBxR
— The Sportsman (@TheSportsman) October 17, 2021